Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli ka reaguar pasi Rama në fjalimin që mbajti me socialistët për fitoren, e quajti Doruntinë që vajton humbjen e zgjedhjeve të 11 Majit. ”Kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale dhe diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat”,-shkruan Topalli në një postim në Facebook. Për të ky nuk është mobilizim i diasporës, por mobilizim i zarfit nga selia.
Postimi i plotë
Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia.
Kjo nuk është mobilizim. Kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për “bindjen e atij që e mbush”. Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat. Shkëlqimi i Befatit është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.
Comments
Post a Comment