Për ish-deputeten e PD-së, Rudina Hajdari, disfata në zgjedhjet e 11 Majit kërkon që Sali Berisha të respektojë ndryshimet që ka bërë vet në statut, pra që të dorëhiqet. ”Berisha ka bërë një ndryshim në status që kur një kryetar humb zgjedhjet duhet që të ketë një ndryshim ose një dorëheqje. Ne nëse duam që të ndryshojmë duhet që të respektojmë atë status të PD për mos reflektimin e humbjeve. Ka krime zgjedhore dhe këto janë gjëra të ditura nga opozita, por si falet opozitës që ka votuar këtë sistem zgjedhor”,-tha ajo.
Nga ana tjetër, për të problemi në këto zgjedhje ishte sistemi elektoral që sipas saj është në disavantazh të opozitë. Sipas saj, PD dhe duhet të kishte ardhur me një ofertë të re përballë Edi Ramës.
”Rezultati ka qenë problematik dhe tregon se demokracia nuk funksionon dhe se sistemi zgjedhor është gjeneza e të gjitha problemeve. Në asnjë vend nuk ndodh që ai që është në pushtet ti shtohen votat. Dhe kjo vjen si pasojë jo e mbështetjes që Rama ka tek qytetarët, por e probleme të sistemit elektoral që është propocional rajonal dhe e bënë të vështirë për opozitën dhe krijon kushte të pabarabarta. Kanë bërë një gabim të madh që nuk kanë luftuar për të bërë një sistem që është në avantazh të opozitës. Me votat e Alimehmetit mund të kishim dy deputet, pra ka marr vota sa për dy deputet”.
Comments
Post a Comment