Mes emocionesh të mëdha në Shkodër projekti muzikor “JALBOZ” solli në skenën e teatrit “Migjeni” një ndërthurje unike të muzikës tradicionale shqiptare me xhazin dhe improvizimin bashkëkohor.
Ky udhëtim muzikor i rrallë në kuadër të Javës Europiane, erdhi i kuruar me ndjeshmëri nga Rona Nishliu dhe pianisti Gent Rushi.
Artistja e njohur solli për publikun shkodran disa nga këngët tradicionale në variantin e përpunuar të muzikës Jazz.
Si një nga artistet që e ka prekur magjinë e Eurovizionit duke i dhënë Shqipërisë renditjen më të mirë historike, Rona Nishliu vlerëson prezantimin dinjitoz në edicionin e fundit me grupin “Shkodra Elektronike”.
Me një karrierë që ndërthur suksesin personal me përkushtimin ndaj kulturës kombëtare, Rona Nishliu mbetet një zë që i flet me emocion publikut brenda dhe jashtë vendit.
Comments
Post a Comment