Përgatitja për Provimet Shtetërore/ Kadija: Synojmë cilësi dhe proces pa probleme

Teksa na ndan më pak se një javë nga nisja e Provimeve Shteterore, maturantët vijojnë të jenë në përgatitje intensive përmes testimeve provë. Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Brisela Kadija, tregon mbi masat e marra nga ana e ZVA.

Krahas matures shteterore, rëndësi po u kushtohet edhe provimeve të minimaturës.

Ndërkohë që Zyra Vendore Arsimore thotë se falë eksperiencës disa vjeçare, organizimi i tyre vit pas viti bëhet pa asnjë incident.

Provimet për klasat e 9-ta nisin në datën 19 dhe përmbyllen më datë 30 qershor.

Comments