Parandalimi i dhunës verbale/ Departamenti i Gjuhësisë në UNISHK organizoi workshop me të rinjtë shkodranë

Në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Shkodrës u zhvillua workshop-i me temë “Përtej fjalëve, Strategji për parandalimin e dhunës verbale”, një nismë e organizuar nga Departamenti i Gjuhësisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. 
Në hapje të aktivitetit foli pedagogia Dr. Rezearta Murati, e cila prezantoi konceptin e dhunës verbale dhe objektivat e këtij workshopi.

Aktiviteti kishte për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin për pasojat e dhunës verbale në jetën e përditshme dhe të ofrojë strategji konkrete për ta parandaluar atë në komunikimin ndërpersonal, mediatik dhe institucional.

Aktiviteti i zhvilluar është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Universitetit të Shkodrës për të promovuar një kulturë komunikimi të shëndetshme dhe respektuese në të gjitha fushat e jetës

Comments