“Në Shqipëri ka mafie shqiptare që ngjason me Ndraghetan dhe Sacra Corona Unita”, ish-prokurori Besnik Muçi: Grupet kriminale janë sofistikuar
Ish-prokurori Besnik Muçi i ftuar në emisionin “Log.” në News24, duke folur për megaoperacionin e përbashkët të SPAK dhe Antimafias shqiptare ku nga 52 masa arresti, 29 mu vendosën nga GJKKO për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri dhe 22 masa sigurimi u vendosën nga Gjykata e Barit në Itali.
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.
Ish-prokurori Besnik Muçi tha se Antimafia italiane në konferencën për shtyp i krahasuan grupet kriminale shqiptare si mafiat e njohura italiane.
Comments
Post a Comment