”Në qershor do të hapen të gjithë kapitujt”, komisionerja e BE-së: Me Ramën kemi një marrëveshje për Integrimin e Shqipërisë
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos informon se në muajin qershor do hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë, duke shënuar një etapë vendimtare në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
Në fjalën e mbajtur në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel, Kos tha se ka vendosmëri të institucioneve evropiane për të çuar përpara zgjerimin, me Shqipërinë në fokus të këtij procesi.
Komisionerja e BE-së konfirmoi gjithashtu se gjatë mandatit të saj do të ketë anëtarësime të reja nga Ballkani Perëndimor. “Me Edi Ramën kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund”,-tha ajo.
Comments
Post a Comment