Menaxhimi i sezonit turistik/ Bashkitë kërkojnë vëmendjen e institucioneve qëndrore

Turizmi në qarkun Shkodër ende pa nisur po ndeshet me probleme të mëdha.

Në një mbledhje të Task Forcës, Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni i bëri të ditura bashkive dhe institucioneve të tjera shqetësime që nisin nga trafiku rrugor, mbeturinat apo menaxhimi i plazheve.

Zëvendëskryetarët e bashkive u treguan kritik në këtë mbledhje.

Numri dy i bashkisë Pukë, Ferit Ringaj, shënjestroi qeverinë për lënie pas dore të kësaj zone, ku në 2 vite nuk është dhënë asnjë investim.

Krahas mungesës së infrastrukturës, problemeve me trafikun, shqetësim mbetet edhe mungesa e energjisë elektrike në zonat malore, ku më të prekura mbeten Thethi dhe Lëpusha, Vermoshi e Razma në Malësinë e Madhe.

Comments