Këshilli Bashkiak Shkodër i rikthehet normalitetit/ Miratohen projektvendimet e bartura për shkak të bojkotit
Këshilli Bashkiak i është rikthyer normalitetit pas dy mbledhjeve problematike të shoqëruara me bojkotim apo largime nga salla.
Këshilltarët diskutuan dhe votuan për një sërë projektvendimesh që lidheshin me ndihmën ekonomike, marrëveshjen për filmat premirë në kinema “Republika”, menaxhimin e një pjese të plazhit të Velipojës nga SHA “Bio Strajca” dhe riemërtimin e saj “Skodrinon”, shtesat në buxhetin e Bashkisë, planin për parandalimin e zjarreve si dhe memorandumin e bashkëpunimit në bazë të projektit “Bashki të forta”- Bashkia Shkodër”.
Gjatë diskutimeve, këshilltarët e djathtë kundërshtuan shtimin e kopetencave menaxhuese të SHA “Bio Strajca”, sidomos për plazhin e Velipojës.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bashkisë dhe këshilltarët e majtë sqaruan se projektvendimi synonte lehtësimin e pagesave për pushuesit.
Comments
Post a Comment