Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se ata do të garojnë me siglën e tyre në zgjedhjet lokale.
”Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta për ”Syri.net”. ”Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, shtoi Ilir Meta.
Në zgjedhjet e 11 Majit, Partia e Lirisë u përfshi në listat e PD-së, ku Meta vetë u fut në listën e hapur, por që nuk arriti që të merrte votat për të marrë mandatin si deputet. Sakaq Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho nga PL do të jenë në Kuvend prej listës së mbyllur të PD.
Sakaq, do të kemi zgjedhje të parakohshme lokale në disa bashki, sepse disa kryebashkiakë fituan mandatin si deputetë. Tërmet Peçi i Tepelenës, Majlinda Bufi e Rroskovecit, Ervin Demo i Beratit dhe Agron Malaj i Matit, të gjithë nga Partia Socialiste, lanë postet e tyre si kryebashkiakë për të kandiduar për deputetë.
Comments
Post a Comment