Festivali i 63-të i Këngës për Fëmijë - Tre netët e eventit muzikor, ekskluzivisht në rrjetin e RTSH
Sheshi para Teatrit “Migjeni” në Shkodër është kthyer në një kantier festiv, ku po punohet për ndërtimin e skenës për edicionin e 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.
Evenimenti i rëndësishëm kulturor do të zgjasë tre netë, duke filluar më 30 maj dhe duke kulmuar më 1 qershor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Festivali i këtij viti sjell prurje cilësore nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa fituesi i kategorisë 9-14 vjeç do të ketë privilegjin të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest.
Aplikimi i regjisë skenike do të jetë një tjetër risi e festivalit që ndërthurur me skenarin pritet t’i japin ngjyra tre netëve të tij.
Disa nga emrat e shquar të muzikës shqiptare do të ngjiten në skenën e festivalit për ta përshëndetur atë.
Festivali i fëmijëve nuk është thjesht një festë muzikore për të vegjlit, por edhe një ngjarje e rëndësishme kulturore për Shkodrën dhe mbarë vendin.
Comments
Post a Comment