Vllaznia prezanton blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Klubi shkodran njofton se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Arsid Kruja, që do të veshë fanellën e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për një rikthim, pasi 31-vjeçari është formuar si futbollist te skuadra shkodrane. Pas 2 sezoneve te Teuta, mbrojtësi rikthehet në Shkodër.
“Pas dy vitesh tek Teuta, futbollisti Arsid Kruja rikthehet në Shkodër për të veshur sërish fanellën kuqeblu. Klubi dhe lojtari kanë firmosur kontratën dhe ai do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri. Mirë se u riktheve në shtëpi!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Comments
Post a Comment