Shkodra çel muajin maj me ngjyra, aromë dhe gjallëri të veçantë. Festa e Luleve, një nga aktivitetet pranverore më të dashura për qytetarët, nis më 1 maj dhe do të zgjasë për një javë të tërë, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur festive.
Sara Smaja, Drejtore e Kulturës në Bashkinë Shkodër, deklaroi se festivali do të hapet me një panair të luleve, një traditë e hershme shkodrane që pasqyron dashurinë dhe kujdesin për lulet. Përveç panairit, në sheshin dhe pedonalen e qytetit do të organizohen aktivitete argëtuese dhe edukative për fëmijët, si punëtori artizanale dhe krijuese.
Mbrëmjeve, atmosfera do të kulmojë me koncerte live në pedonalen e Shkodrës, duke sjellë muzikë dhe argëtim për të gjitha moshat.
Sara Smaja ftoi të gjithë qytetarët, jo vetëm nga Shkodra por edhe nga qytetet e tjera, që të bëhen pjesë e këtij organizimi festiv, i cili sjell bashkë kulturën.
Comments
Post a Comment