“SPAK ka mbështetjen e SHBA”, Karamuço: Do të ketë arrestime gjatë fushatës!

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se takimi i Dumanit me amerikanët është mbështetje për arrestimet e tjera me dosjet konkrete.

I ftuar në emisionin “360 gradë”, Karamuço vijoi duke thënë se mund të ketë arrestime para ose gjatë fushatës së 11 majit.

“Ngjan si rastësi por jo gjithmonë është rastësi. Nga takimet i jepet mbështetje për arrestime me dosje konkrete që kanë vënë në dispozicion ekspertë, buxhet prej disa vitesh. Edhe para fushatës ose gjatë fushatës mund të kemi persona që nuk kanë imunitet ose kanë imunitet duke përdorur masa të tjera që nuk kërkojnë miratim nga Kuvendi.

Askujt nuk i pëlqen vendimi i gjykatës sidomos kur janë në nivele të larta politike që e sulmojnë drejtësinë si rasti i Berlusconi etj. Në Shqipëri Amerika thotë se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në interes të SHBA për ruajtjen e stabilitetit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, tha Karamuço.

Comments