Shtoji i Ri probleme me ujin/ Banorët: Janë shtrirë tubacionet, ende pa rezultat

Banorët e fshatit Shtoj i Ri në njësinë administrative Rrethina prej dekadash po përballen me një problem serioz, që ka të bëjë me ujin e pijshëm.

Sipas banorëve është kryer një investim, që konsiston në vendosjen e tubacioneve të ujit të pijshëm, por situata vazhdon pothuajse e ngjashme, uji i pijshëm vjen me orare të reduktuara, shprehen banorët.

Ndonjë sasi e vogël e ujit që arrijnë të sigurojnë nga puset në disa zona është totalisht i pakonsumueshëm për shkak të papastërive që mbart ndaj banorët detyrohen ta blejnë pavarësisht kostos që ka.

Banorët në fshatin Shtoj i Ri presin që kjo situatë të zgjidhet lidhur me ujin e pijshëm, pasi po vuajnë prej vitesh.


Comments