Rama shpjegon “Paketën e Maleve”: Hyn në fuqi pas zgjedhjeve! 500 aplikuesit e parë nuk kanë detyrime ndaj shtetit

Në kuadër të axhendës elektorale, kryeministri Edi Rama vizitoi Kukësin, ku theksoi arritjet dhe sfidat që ka Shqipëria për të përmbushur objektivat e saj deri në vitin 2030, veçanërisht lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai foli për Paketën e Maleve dhe njoftoi se kjo iniciativë do të fillojë të zbatohet pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rama shpjegoi për qytetarët se si mund të përfitojnë nga kjo paketë, e cila ofron mundësinë për të krijuar biznese në fushën e agroturizmit. Ai shtoi se aplikantët e parë, deri në 500, do të kenë mundësinë të përfitojnë pa pasur asnjë detyrim fiskal ndaj shtetit, duke iu dhënë mundësi të plotë për të investuar në bizneset e tyre.

Comments