Oltion Luli: Bllokimi i mbledhjes së kaluar të KB do t'u kushtojë banorëve të Shkodrës, fillimisht në plazhin e Velipojës.
Deklaratë për shtyp e Kryetarit të KB Shkodër Oltion Luli
Të nderuar gazetarë, të nderuar banorë të Shkodrës, Kjo dalje për mediat vjen në një moment te rëndesishëm për qytetin e Shkodrës, për funksionimin e Keshillit Bashkiak dhe të vetë jetës qytetare.
Fushata elektorale, në të cilën ndodhen aktualisht partite politike, po ndikon drejtpërdrejt edhe në jetën e përditshme të gytetit. Një rast tipik eshtë ai i mbledhjes së kaluar, ku këshilltarët e PSD-së dhe të PD-së bojkotuan vendime të rëndësishme për funksionimin normal të gytetit. Vendime që duhet të qëndrojne larg interesave të ngushta partiake dhe të mos përdoren për qëllime elektorale. Bllokimi i mbledhjes së kaluar do t'u kushtojë banorëve të Shkodrës,fillimisht, në plazhin e Velipojës. Mospasja e njëvendimi përkatës bën që te mos kemi një strukturë të mirefillte për menaxhimin e plazheve me mime te lira për pushuesit shkodranë, si dhe për garantimin e kushteve dhe standardeve më të larta për Velipojën - destinacionin kryesor turistik të Shkodrës.Mosmiratimi I shteses ne buxhetin de bashkise Shkoder ne vleren 220 milion leke eshte krejtesisht e pajustifikueshme (Transferte e kushtezuar nga Buxheti | Shtetit per Emergjencat Civile per vitin 2025 per parandalimin e reabilitimin e objekteve ne mbrojtje te jetes dhe prones se banoreve.E njëjta situatë vlen edhe për "Kinema Republikën" ", ku mungesa e vendimit ka lënë këtë institucion të rikthyer per publikun pa premierat më te fundit dhe pa pajisjet teknologjike të nevojshme, të parashikuara në projektin e sjellë nga Bashkia Shkodër.
Mosmiratimi I marreveshjes se bashkepunimit ndermjet Bashkise Shkoder Keshillit Bashkiak, dhe projektit "Bashki te forta" financuar nga Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim dhe nga Qeveria se Suedise cenojne besueshmerine dhe seriozitetin me partneret e huaj.
Funksionaliteti i Këshillit Bashkiak dhe marrja e vendimeve në interes të gytetarëve të Shkodrës eshtë një detyrë për çdo keshilltar, që me vullnet ka zgjedhur të jetë perfaqësues i gytetarëve në sallën më të rëndësishme të gytetit. Mendoj se ka ardhur momenti që të tregojme qytetari pergjegjshmeri - dhe te lëme pas interesat politike, për ti shërbyer Shkodrës,jo me bllokime, por me vendime të drejta, pa ndikim politik, dhe në funksion të banorêve te saj.
Comments
Post a Comment