Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. L., 52 vjeç, banues në fshatin Theth, dhe K. Gj., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Bogë-Theth”, automjeti që drejtonte shtetasi Gj. L. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. Gj. dhe pasagjere shtetasen Xh. K., e cila si pasojë është dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Comments
Post a Comment