Kampioni Jurgen Uldedaj në ring përballë boksierit të Kilit në datë 5 prill për titullin e madh botëror.

Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj, me një karrierë 10 vjeçare në boksin profesionist, me 19 fitore do të jetë përsëri në ring ditën e shtunë me 5 Prill, kundër boksierit nga Chili , Gerardo Mellada me 12 fitore dhe 3 humbje. 

Jurgen Uldedaj, aktualisht është boksieri shqiptar më i sukseshmi i rankuar në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC. Ai është pjesë e aktivitetit të klubit Anglez, që është numëri 1 në botë “Queensberry Promotions”, me Promotor Frank Warren. 

Ndeshja do të zhvillohet në “Co-op Live Arena” në Manchester, Angli. Kjo është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 500 vende. 
Jurgen Uldedaj, po stërvitet nën drejtimin e dy trainerëve me famë botërore Don Charles dhe Sepp Maurer. 

Një fitore të shtunen ndaj këtij kundërshtari do të hapet rruga, për titullin e madh botëror në peshën Cruiserweight, për të bërë realitet një ëndër shqiptare, që edhe Shqipëtaria të ketë një titull të madh botëror në boksin profesionist.

Gazeta “British Boxing News” shkruan se “Albanian superstar Jurgen Uldedaj is ready to steal the show on Joyce-Hrgovic card” 

Ndeshja do të jepet live ekskluzivisht nga TV numër 1 i sportit DAZN, prej orës 19:00- 22:00.

Mbështetja e kampjonit nga shqiptarët e Manchesterit, Liverpulit dhe Londrës, si gjithmonë është e madhe.

Comments