Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për braktisjen e grumbullimit më 5 nëntor 2019 në ekipin e Napolit, duke dënuar mbrojtësin Elseid Hysaj – aktualisht pjesë e Lazios – me një gjobë prej 40 mijë eurosh, si dhe detyrimin për të paguar shpenzimet gjyqësore.
Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere dello Sport”, që shkruan se Cassazione ka konfirmuar se futbollistët nuk kishin të drejtë të braktisnin grumbullimin e detyruar të vendosur nga klubi pas barazimit kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve.
Ky vendim i klubit u kundërshtua nga disa prej liderëve të skuadrës në atë kohë, si Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens, të cilët bashkë me lojtarë të tjerë u përballën me masa disiplinore nga klubi.
Comments
Post a Comment