Arsimi i lartë, i harruar në fushatën elektorale/Rektori Gjuraj: Universiteti duhet të jëtë pjesë e programeve të partive dhe kandidatëve
Arsimi i lartë duket se ështe lënë në hije gjatë kësaj fushate elektorale, për zgjedhjet e 11 majit.
Ky shqetësim është ngritur nga rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, gjatë një komunikimi për mediat në nisje të mbledhjes së Senatit Akademik.
Gjuraj u bëri thirrje partive politike dhe kandidatëve në qarkun e Shkodrës që në programet e tyre të përfshijnë edhe angazhimet për mbështetjen e universitetit, duke theksuar rolin e tij të pazëvendësushem në zhvillimin e qytetit dhe me gjerë
Rektori Gjuraj përsëriti udhëzimet për stafin akademik lidhur me ruajtjen e neutralitetit gjatë angazhimeve institucionale, duke theksuar se aktivitetet politike mund të zhvillojnë jashtë orarit zyrtar të punës dhe ambienteve universitare.
Comments
Post a Comment