Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, njëri prej tyre përfundon në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit.

Mësohet se dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër janë përplasur ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme.

Comments