Në qendër të fshatit Juban u zhvillua “Agro Fest”, një aktivitet festiv dhe promovues i produkteve tradicionale të Njësisë Administrative Guri i Zi.
Panairi mblodhi së bashku prodhues vendas, banorë të zonës, përfaqësues të institucioneve dhe vizitorë, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë të bujqësisë, traditës dhe kulturës lokale
Nëpërmjet ekspozimit të produkteve të zonës dhe aktiviteteve shoqëruese, Agro Fest synoi të promovojë vlerat e trashëguara dhe potencialin zhvillimor të kësaj zone të Bashkisë Shkodër.
Ky event u organizua nga “Eko Mendje” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke treguar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit për zhvillimin rural dhe ruajtjen e traditës.
Comments
Post a Comment