Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime duke e cilësuar votën si mjetin kryesor për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vend.
Në fjalën e mbajtur në një takim elektoral në Fier, Lapaj tha se vendi ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme, por shtoi se asgjë nuk mund ta ndalë votën e lirë.
“Na ndajnë edhe pak ditë. E keni vënë re si mundohen ta relativizojnë gjendjen e jashtëzakonshme që po ndodh në vendin tonë.
Ata nuk e ndalin dot votën në kuti. 300 mijë në kuti do ta çajmë sistemin dhe do ta vendosim republikën në shina.
Rruga jonë është e shenjtë, sepse është rrugë për fëmijët tuaj që të mos ikin jashtë dhe më të mirët të na udhëheqin. Nëse kjo ndodh, republika jonë do të jetë më e mirë.”- tha Lapaj.
Lapaj nënvizoi gjithashtu rëndësinë e votës si një akt me peshë jetike, që shkon përtej bindjeve politike, dhe që lidhet drejtpërdrejt me rendin, sigurinë dhe drejtësinë në vend:
Ai u kërkoi qytetarëve që të mendojnë mirë se për kë do të votojnë, duke marrë parasysh jetën e përditshme, sfidat ekonomike dhe largimin e të rinjve nga vendi:
Comments
Post a Comment