58-vjeçari pëson arrest kardiak në timon, përplas dy automjete në lagjen "Mark Lula", humb jetën në spital

Shkodër/Informacion paraprak 

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Mark Lula", shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.
Shtetasi T. Z, është transportuar në spital por ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.x

Comments