Demokratët e Shkodrës i janë drejtuar sot kutive të votimit në kuadër të primareve për të zgjedhur këshu listën e deputetëve garues në zgjedhjet e 11 majit.
Në qarkun Shkodër lista përmban 31 emra, mes tyre personazhe të afirmuar në partinë demokratike por dhe emra të rinj, madje dhe rikthime .
Bardh Spahia, Greta Bardeli, kryetarja aktuale e PD Eliona Shkrela por dhe emra të rinj si Tedi Kopliku apo Imeld Sokoli do të jenë pjesë e garës. Gjeorgjeta Hila është rikthim në rradhët e PD në këto Primare me ftesë të Berishës.
Procesi i votimit nisi në orën 8:00 në të gjithë vendin ndërsa do të përmbyllet në orën 18:00
Në Shkodër votimi do të zhvillohet në ambientet e selisë së Partisë Demokratike ndërsa janë rreth 7 mijë anëtarë me të drejtë vote.
Comments
Post a Comment