Vrasja e Matajt, flet motra e Armelës: Vëllezërve u dilte para, ua dërgoi të gjithë fshatit videot e tyre intime!
Motra e Armela Hasajt ka rrëfyer se si Ramazan Mataj ka përndjekur të motrën, madje duke tentuar të futej në banesën e saj.
Gjithashtu, në një intervistë për News 24, ajo tregoi se 33-vjeçari kishte shpërndarë videot intime të tyre në fshat.
“Kam qenë në shtëpi, kur ai ka tentuar të hyjë brenda tek shtëpia e saj. Kam qenë në atë banesë, isha në katin e dytë dhe ai poshtë”, u shpreh ajo.
Ndërsa kur u pyet se si e mësoi ekzekutimin e Ramzan Matajt, shtoi se 33-vjeçari ka shqetësuar shpeshherë vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj.
“Nuk e mendova se e kanë bërë vëllezërit, por na shkoi në mendje konflikti i parë me vëllezërit që u dilte para dhe vëllai na e shprehte si shqetësim”, theksoi ajo.
Comments
Post a Comment