Kati i 10-të i një pallati në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte, duke shkaktuar panik tek banorët.
Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një apartament, teksa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Comments
Post a Comment