Ngjarje tragjike në Itali. Dy motrat shqiptare bien nga dritarja e katit të katërt, njëra humb jetën, tjetra rëndë në spital
Ngjarje tragjike në Itali. Dy motra shqiptare, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe, kanë rënë nga dritarja e banesës se tyre në katin e katërt të një pallati në Gjenova të Italisë.32-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë.
Dyshohet se njëra nga motrat është vetëvrarë, ndërsa motra tjetër ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë dhe ajo.
Tragjedia ndodhi sot në mëngjes ora 8 në via Cantore, në lagjen Sampierdarena, raporton noa.al duke cituar La Stampa.
Hipoteza është e një vetëvrasjeje të dyfishtë. Viktima ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj.
Gruaja që humbi jetën ishte 32 vjeçe, ndërsa ajo e plagosur dhe e shtruar në gjendje shumë të rëndë në spital ishte 35 vjeçe.
Në shtëpi në momentin e tragjedisë ndodheshin edhe 4 fëmijët e viktimës, të cilët tashmë janë nën kujdesin e komisariatit dhe punonjësve socialë.
Dinamika e ngjarjeve është ende e paqartë: për momentin nuk janë gjetur as letra dhe as mesazhe që mund të sugjerojnë një gjest vullnetar.
Nga një rikonstruksion fillestar i fakteve, e para ra 32-vjeçarja shqiptare, më pas u hodh edhe motra e saj.
Fqinjët, dëshmitarë okularë, i thanë asaj që të mos hidhej pasi e panë duke qëndruar në dritare. "Por në fund ajo nuk na dëgjoi".
Fqinji, i cili e pa 35-vjeçaren në parvaz dhe i tha të mos hidhej. Ajo nuk dëgjoi dhe u hodh, duke ndjekur motrën e saj 32-vjeçare, e cila humbi jetën menjëherë.
Motra e mbijetuar është shtruar në spital në San Martino në gjendje shumë të rëndë.
Dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur nga brenda dhe kanë qenë vetë fëmijët me ndihmën e policisë që kanë hapur derën për efektivët.
Viktima, e identifikuar nga Corriere si Axhire Gjoni, ishte ndarë nga bashkëshorti i saj të cilin e kishte denoncuar edhe në të kaluarën për abuzim.
Rasti ndiqet nga skuadra fluturuese dhe prokurori publik Luca Monteverde.
Mësohet se ngjarja ndodhi në prag të një seance dëgjimore për kujdestarinë e fëmijëve më 10 janar.
Comments
Post a Comment