Berisha pret deputetët konservatorë britanikë në seli: Angazhim për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 majit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në selinë e PD-së, deputetët konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.
Berisha bën të ditur se “keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama, ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve”, ishin temat që u diskutuan në tryezë.
Berisha tha se “informoi deputetet britanike për përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe për shpopullimin drastik të vendit si dhe luftën frontale për asgjësimin e opozitës”.
“Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërie”, theksoi kryetari i PD.
Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër, siç ai shprehet narkoshtetit dhe rënien e tij.
Për më shumë, Berisha theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.



Comments
Post a Comment