Bashkëpunimi i shkollave profesionale me biznesin/ Çelepija: Një pjesë e nxënësve të punësuar edhe gjatë viteve të shkollës

Rëndësia që po i jepet vitet e fundit shkollave profesionale, ka ndikuar pozitivisht në klimën e biznesit për të punësuar të rinj që marrin një zanat.

Drejtori i Shkollës Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat të Shkodrës, Elis Çelepija, tregon se 35 % e nxënësve , duke patur mundësinë të aftësohen e kanë të sigurt punësimin e tyre pas studimeve, por edhe gjatë viteve të shkollës.

Shumë të rinj kanë zgjedhur këtë shkollë për të ndihmuar prindërit në bizneset familjare, siç është edhe rasti i Samuelit, që ka zgjedhur degën teknologji ushqimore.

Pagat e kënaqshme dhe vëmendja që i është dhënë arsimit profesional duket se u kanë dhënë të rinjve një busull të mirë orientimi.

Comments