Rama e lë pushim administratën edhe në datën 3 Janar

Qeveria ka vendosur që ta bëjë pushim edhe datën 3 Janar për administratën publike, duke ia bashkangjitur pushimeve të fundivitit.
“Data 3 janar do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.”, thuhet në vendimin e qeverisë, publikuar tashmë edhe në Fletore Zyrtare.

Në vendim thuhet se dita e punës në 3 Janar do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë 2025.

Comments