Kreu i PSD Tom Doshi organizon darkën e fundvitit me banorët e Vau Dejësit

Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli organizuan darkën tradicionale të fundvitit.Në këtë darkë festive ishin deputetët e PSD të qarkut Shkodër, si edhe anëtarë e mbështetës të kësaj force politike.
Kreu i PSD Doshi tha se Vau Dejësi është një zonë e veçantë e cila festat i kremton sëbashku me të gjithë komunitetet fetare.

Të bashkuar në këtë darkë të pranishmit falenderuan kryetarin e PSD Doshi për respektin e treguar.

Comments