Zgjedhjet 2025, PSD pas takimit me Begajn propozon datën 4 Maj

Zëvëndës Kryetari i Partisë Social Demokrate të Shqipërisë Altin Vrioni bashkë me deputetin e Qarkut të Shkodrës Gledis Çeliku kanë përfunduar takimin e me Presidentin Bajram Begaj, për datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin tjetër. Në fund të takimit Vrioni, ka propozuar të diskutohet 4 Maji si data e zgjedhjeve parlamentare 2025. 
Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Takimin e parë, Begaj e zhvilloi me krerët e partive të vogla, të cilët kanë propozuar 4 majin si datën më të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve. 
Presidenti Bajram Begaj, duhet të shpallë dekretin për datën e zgjedhjeve parlamentare brenda 10 ditëve të para të muajit dhjetor. Sipas ligjit elektoral, Begaj duhet ta dekretojë datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të deputetëve, i cili përkon me 10 shtatorin e vitit 2025. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj, periudhën kohore për zhvillimin e zgjedhjeve. Por, mbetet për t’u parë se cilën prej 4 të dielave do të dekretojë presidenti Begaj pas konsultimit me të gjitha partitë politike, mes tyre edhe dy partitë më të mëdha PS e PD.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni