U arrestuan pas masakrës së Dobraçit, Gjykata "zhvesh" nga detyra katër efektivët e “Shqiponjave” dhe i dërgon në shtëpi

Blerim Kurmetaj, Viktor Logu, Juljan Sterkaj dhe Marta Martini do të lënë qelinë.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për katër efektivët të cilët u arrestuan dy ditë më parë lidhur me atentatin në Dobraç pasditen e 30 tetorit, ku humbën jetën katër persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Katër efektivët u arrestuan pasi akuzohet se nuk kanë kryer procedurat standarte të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” si dhe nuk kanë shoqëruar në komisariat personat prezentë të ndodhur në vend pas krimit.

Këtë të premte gjykata vendosi të nxjerrë nga qelia katër efektivët dhe të caktojë ndaj tyre masat “detyrim paraqitje”, “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra”.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore arrestoi dy ditë më parë, 20 nëntor, katër efektivë të policisë në Shkodër lidhur me atentatin e ndodhur më 30 tetor në Dobraç.

AMP ekzekutoi urdhrat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj katër punonjësve të policisë, Blerim Kurmetaj, Viktor Logu, Juljan Sterkaj dhe Marta Martini të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë respektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni