Trajneri shqiptar i taekwondos godet 8-vjeçaren pas humbjes: E bëra për ta qetësuar

Një trajner i taekwondos nga Kosova ka goditur me shuplakë garuesen tetë vjeçare nga Kosova pas humbjes së kësaj të fundit në Kampionatin Evropian të taekwondos në Tiranë.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet se pas humbjes në finale nga Taekwondosja serbe Nina Savic, garuesja nga Kosova ajo sulmohet nga trajneri i saj.

Mediat kanë raportuar se trajneri është pezulluar për gjashtë muaj.

Si shqetësuese sulmin fizik nga tetë vjeçares e ka parë edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

“Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri në vend të respektit dhe vetëbesimit. Po ashtu, KOMF thekson se federatat dhe klubet sportive duhet të kenë rregullore të posaçme dhe procedura për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës. Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët zhvillohen në mjedis të sigurt dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen”, thuhet në reagimin e bërë në Facebook.Trajneri Valmir Fetiu për mediat në Kosovës ka thënë se garuesja është e bija e tij dhe se mundohej ta qetësonte pas humbjes.

“Ajo ishte për ta qetësuar, pasi e mori afër zemrës. Ishte shuplakë e vogël, ishte për vajzën time. Ajo nisi të qajë dhe të bërtas dhe unë nuk doja ta shoh para tjerëve në atë gjendje”, ka thënë fillimisht Fetiu. “Ishte garë për vendin e parë. Ajo zuri vendin e dytë, ishte shumë më e mirë se garuesja nga Serbia. Është vajzë 8-vjeçare dhe filloi të qajë. I thash të qetësohet”.

“Nuk ka qenë shuplakë, një prekje në fytyrë për ta qetësuar dhe për t’i thënë se ka përfunduar dhe të shoh ta përshëndes ashtu siç i ka hije një sportisti”.

Në fund Fetiu u shpreh se gjyqtari i ndeshjes e ka dëmtuar shumë vajzën e tij gjatë këtij dueli.

“Ajo është shumë e mirë. Ajo ka qenë në vend të parë. Humbi, mori vendin e dytë në Evropian. Deri në finale kaloi dy luftëra. Ishte puna me serben dhe më e ndjeshme dhe ishte arsyeja se ishte shumë më e mirë se ajo.

Nuk e di pse u bllokua, por me siguri ka ndikuar pse të humb nga serbja. Ajo gjithmonë ia kapte këmbën dhe gjyqtari ka anuar kah ajo. U mbushën shumë gjëra, e kapa dhe i thash të ndalet dhe të bëhemi gati për garat tjera.

Nuk mund ta dojë askush më shumë se unë fëmijën tim. E shkrijë gjithë pasurinë pas fëmijës tim, është logjike. Ajo ishte për ta qetësuar. U përgatit për ta fituar vendin e parë”, deklaroi Fetiu në koha.net.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni