Shkodër/ Përkujtohet 25-vjetori i rënies në detyrë të ish-efektivit të Policisë së Shtetit Petrit Doçi

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, me rastin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës, të punonjësit të Policisë Petrit Doçi, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të tij. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, të cilët vendosen kurora me lule pranë varrit të Dëshmorit të Policisë. Akti sublim i efektivit Petrit Doçi, si dhe i Dëshmorëve të tjerë të Policisë së Shtetit, të rënë ndër vite, përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet, për garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit.
I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit!

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni