Safet Gjici kërkon lirimin nga qelia! Gjykata thërret mjekët për verifikimin e gjendjes shëndetësore
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar lirimin nga qelia, sipas tij, për shkak të gjendjes shëndetësore. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.
Përfaqësuesi ligjor i Safet Gjicit ka deklaruar se ish-zyrtari i PS-së i ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por sipas tij, gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.
Gjykata e Elbasanit vendosi thirrjen e ekspertëve mjeko-ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të pretenduar të Safet Gjicit, i cili kërkoi që pjesën tjetër të dënimit ta vuajë në shtëpi.
Comments
Post a Comment