Pasi krijoi Drejtorinë e Anti-Korrupsionit, Rama emëron dhe drejtorin e saj
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Insidor Rexhepin si drejtor të Drejtorisë së Përgjithshme Anti-Korrupsion, e cila ndryshe njihet si “DPAK
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, teksa Insidor Rexhepi më parë ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPA.
Kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme Anti-Korrupsion është në varësi të Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe u krijua me një vendim të Këshillit të Ministrave më 26 Qershor, teksa tashmë është emëruar dhe drejtori i saj.
Sipas vendimit, misioni i DPAK-ut (i ngjashëm me emrin e SPAK-ut) është “të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore/entet publike/shoqëritë tregtare me kapital shtetëror”.
Comments
Post a Comment