Masakra në Shkodër, Dervishi: Personi i tretë në makinën e viktimave ishte Ibrahim Lici

Një jave pas atentatit me 4 të vrarë në Shkodër, AMP kallëzoi sot efektivët në Prokuroi pasi dyshohet se kanë lejuar personin e tretë që ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që të largohet.Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se sipas burimeve të tij, personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Lici.

“Është Ibrahim Lici, burimet thonë që është ai. Është hap hetim për policët që nuk e kanë arrestuar”, theksoi Dervishi.

Sipas Dervishit, ditën që ndodhi atentati, drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka qenë në Tiranë për të paraqitur dorëheqjen, por ëhstë kthyer sapo është njoftuar për masakrën.

“Policia kishte çuar drejtor një fytyrë familjare. Nuk është ai drejtori tipik që duhet çuar në Shkodër. Është një film me mafien italiane që e përzënë dhe kur erdhi tjetër thanë aa fytyra familjare, ky është ai që na duhet. Atë ditë që ka ndodhur ngjarja ka qenë në Tiranë për të dhënë dorëheqjen. Është detyruar të kthehet se ishte akoma në detyrë. Kemi mungesë totale të kontrollit të situatës në Shkodër”, u shpreh Dervishi në Report Tv.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni