Masakra e Dobraçit/ AMP çon për hetim 4 efektivë të Shqiponjave në Shkodër: Nuk ndaluan të tretin që dyshohej se ishte në makinën e viktimave

Agjencia e Mbrojtjes Policore referon në Prokurori disa prej efektivëve të Policisë së Shkodrës në lidhje me masakrën e Dobraçit.

Mësohet efektivët akuzohen se shpërdoruan detyrën sepse nuk ndaluan personin e dyshuar si i treti në makinë.

Bëhet fjalë për 4 efektivë të Njësisë së Shqiponjave. Pas masakrës burimet thanë se një person i tretë kishte qenë në makinë me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati që u vranë në një pritë me armë zjarri.

Ndërkohë viktima të rrethanave ishin dhe Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët u aksidentuar teksa lëviznin me motor në kohën e atentatit.Dyshohet se personi i tretë ka qenë ende në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja dhe nuk është ndaluar nga efektivët e Shqiponjave.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni