Koncesioni i Sterilizimit/ Biznesmeni Ilir Rrapaj nga burgu në Kuvend, dëshmon para 'Hetimorit të Shëndetësisë': Beqajn s'e njoh! Klodian Rjepaj e njoha kur u arrestova, me të ndaj të njëjtën rezidencë
Biznesmeni i koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj mohon të ketë pasur miqësi më parë me ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, të cilit e njihte nga larg për pozicionin që kishte në qeveri. Ndërkohë njohja e tyre është forcuar pas arrestimit të tyre në gusht 2023.
"Deri në gusht 2023 kisha dijeni se kush ishte dhe çfarë ishte. Rrapaj u arrestua me Rjepajn ne gusht 2023). Tani kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë. E tani mund të them që edhe e njoh. Nuk kam pasur asnjë lloj miqësie e asnjë lloj njohe. " tha Rrapaj duke iu përgjigjur pyetjes se Albana Vokshit a e njihte ish zv/ministrin e Shëndetësisë.
Biznesmeni mohon që të ketë pasur njohe edhe me ish ministrin e Shëndetësisë, Beqajn. Sa i takon hapjes së garës për koncesionin e sterilizimit e kishte mësuar nga ortaku i tij Umberto Staccini. E ky i fundit e ka lexuar tek Financial Times. Pyetjes së Albana Vokshit për emailet që drejtohej Rrjepajt me termin miqësor ‘Fratello’ apo fra’
Rrapaj u përgjigj: Unë jam nga Vlora. Ai term ‘fra’ mund të marrë tonalitet nga kërcënimi i rëndë deri tek një likuidimi rutinë i pararendjes së një bisede. Emailet kanë qenë në kuadër të detyrës zyrtare që kisha nga shoqata”
Ndërkohë avokati sqaroi “emailet nuk kanë lidhje me koncesionin e sterilizimit”
Ilir Rrapaj, biznesmeni i koncesionit të sterilizimit u shoqërua me pranga në duar në kryesinë e Kuvendit për të dhënë dëshminë në komisionin hetimor të shëndetësisë. Report Tv e shqiptarja.com solli me video momentin kur ai shoqërohet nga efektivët e policisë rreth orës 09:00. Seanca dëgjimore nisi pas 3 orëve, rreth orës 12:19 minuta.
Biznesmeni ndodhet në arrest me burg’ prej 16 gushtit 2024, ndërsa I arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj. Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioner hetimor për shëndetësinë më 20 shtator ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish ministrin e Shëndetësisë.
Tre italianët, aksionerë në firmat fituese të koncesionit kanë deklaruar se nuk do të paraqiten. Komisioni u përfshi në debate dhe për faktin nëse Vilma Nushi dhe Edi Rama duhet të thirren për të dëshmuar apo jo. Doli nga burgu e me pranga u soll në Kryesi.Në dëshminë e tij përpara komisionit të Sterilizimit, biznesmeni Rrapaj iu përgjigj edhe pyetjes nëse e njihte më parë Edi Ramën. Rrapaj tregoi se e njohu në një aktivitet qeveritar të vitit 2013 ku njohu në të njëjtin takim edhe ish ministrin Ilir Beqaj dhe ish zv.ministrin Klodjan Rjepaj.
Vokshi: A e njihnit Edi Ramën?
Rrapaj: E njoh si shumica e shqiptarëve nëpërmjet aktivitetit politik.
Vokshi: Po si e keni njohur?
Rrapaj: Në të njëjtin aktivitet, e kryesonte Kryeministri. Ky është momenti i parë.
Vokshi: Nuk keni patur njohje tjetër? Pas kësaj keni patur takim?
Rrapaj: Në një apo dy raste të tjera pjesë e delegacionit të Umbrias.
Vokshi: Po Ilir Beqaj e takuat më vonë?
Rrapaj: Vetëm në ambiente zyrtare. Nuk kam biseduar me kryeministrin, thjesht kam qenë i pranishëm me delegacionin.
Comments
Post a Comment