"Këtu duket si burg!" Tre deputetë të opozitës italiane vizitë në kampin e Gjadrit: Po shpërdorohen taksat! Emigranti që u kthye dje kishte probleme psikike, si nuk u kuptua?

Tre deputetë të opozitës italiane, Rachele Scarpa dhe Andrea Casu, i Partisë Demokratike dhe Alfonso Collucci i “Lëvizja 5 Yjet”, kanë mbërritur sot në ambientet pranë kampit të emigrantëve në Gjadër. Deputetët opozitarë italianë hynë në ambientet e kampit dhe kërkuan që të vizitonin emigrantët që erdhën me anijen “Libra” të premten. Deputeti Alfonso Collucci i “Lëvizja 5 Yjet” hodhi akuza të forta ndaj qeverisë 'Meloni' për shpërdorim të taksave të qytetarëve italianë. Deputeti tha se këto struktura do kushtojnë 800 milionë euro në 5 vite. Për më tepër, ai e cilësoi kampin e Gjadrit si një 'burg'. 

“Donim t’i takonim dhe besoj se sot pasdite do jetë e mundur. Jemi në një zonë militare, jemi këtu jashtë dhe kemi këto mure tepër të larta. E vetmja gjë pozitive që shoh këtu në kamp janë operatorët e shumtë të policisë, që përcjellin këtu brenda na kamp jo vetëm profesionalizimin, por edhe humanizmin e Italisë. Këtu të duket sikur je jashtë humanizmit. Të mendosh që këto struktura do kushtojnë 800 milionë euro në 5 vite, shto edhe kostot e mirëmbajtjes, dhe 9 milionë euro vetëm për transportin.
Për këtë të vjen keq, taksat e italianëve po harxhohen dhe nuk po investohen në Itali për shërbimin e sigurisë në vend, për qytetarët e Italisë. Të vjen keq vërtet, sepse këtu duket më shumë si një mbajtje në burg e këtyre personave, sepse ju kujtoj që e thotë edhe protokolli shqiptar, që këta persona nuk mund të dalin. Pra kemi një formë të rëndë të mbajtjes tyre të mbyllur. Këtu gjithçka është e ndërtuar nga zero dhe ka ende për të ndërtuar dhe kjo të jep idenë se qeveria Meloni hedh paratë e italianëve nga dritarja”, tha Collucci.
Deputetja Rachele Scarpa, e Partisë Demokratike në Itali, tha se një nga emigrantët e kthyer mbrapsht kishte pasur probleme psikike.Ajo tha se do të futen brenda dhe do të kuptojnë historitë e tyre.

“Për momentin nuk kemi arritur ende të flasim me emigrantët e mbërritur në kamp, sepse janë duke u zhvilluar dëgjesat me kontrolluesit e territorit. Zbuluam nacionalitetin dhe gjendjen e personit që dje u kthye sërish në Itali dhe bëhet fjalë për një egjiptian. Kishte problem psikiatrike dhe u kthye mbrapsht. Këtu pyesim se si ishte e pamundur mos të vihej re kjo gjë gjatë procesit screening (verifikimi), para se të hipte në anije. Do të futemi brenda besoj sot pasdite, sapo të jenë mbyllur kontrollet e plota dhe të kuptojmë pak më shumë për historinë e tyre”, tha Scarpa

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni