Kapet Shqiptari në Mal të Zi me 1 milion euro CASH, i kishte futur në kamionin e mallrave
Rreth 815,000 euro janë sekuestruar gjatë kontrollit të një mjeti transportues me ngarkesë, të drejtuar nga shtetasi shqiptar M. T., në pikën kufitare Bozhaj (Hani i Hotit). Kontrolli është kryer me iniciativë të Prokurorisë Speciale të Shtetit.
Gjithashtu, më herët, Drejtoria Doganore, gjatë një kontrolli në të njëjtin vendkalim kufitar dhe tek i njëjti person, kishte gjetur 135,000 euro."Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe, për shkak të dyshimeve se ato vijnë nga veprimtari kriminale dhe origjina e tyre është fshehur përmes transferimit, është kryer vepra penale e pastrimit të parave. Në shumën totale prej rreth 950,000 euro, i dyshuari është arrestuar dhe prokurori special, pas seancës, i ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë nga momenti i arrestimit", njofton SDT.
Comments
Post a Comment