Goditi për vdekje me thikë Martin Canin/ Gjykata cakton "arrest me burg" për 14-vjeçarin, masa e sigurisë i komunikohet në spital

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. Mario Përlleshit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet spitalore ku ai ndodhet i shtruar dhe po merr trajtim mjekësor, pasi mbeti edhe vetë i plagosur pas sulmit. 

I mitur akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Ndërkohë ditën e sotme, hetuesit janë rikthyer në vendin e ngjarjes, për të sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit. 

Vrasja e Martin Canit

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private. 

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni