Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë në vitin 2022, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Besnik Pjetrin (Perdeda) i cili në gusht të vitit 2022 vrau me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Grykë Zezë të Lezhës ish-vjehrrin, Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin, Gentian Perjaku. Kështu Apeli ka në fuqi vendim që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Lezhës.
Motivi i vrasjes në atë kohë dyshohet se u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.Pjetri nuk ishte dakord me ndarjen dhe vazhdimisht debatonte me ish-vjehrrin për këtë çështje.
SI NDODHI VRASJA?
Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës së datës 29 gusht 2022 pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak që Besnik Pjetri të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar.
Comments
Post a Comment