E zuri korenti tek Albcontrol në Rinas dhe u la në mëshirë të fatit, vdes tragjikisht roja i “Illyrian Guard”

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë!

Një punonjës sigurie i kompanisë “Illyrian Guard”, Han Draxhoshi, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë detyrës së tij tek Albcontrol në Rinas.

56-vjeçari është transportuar në spital nga kolegët e tij pasi mesa duket, ambulanca dhe kompania në të cilën ai punonte, nuk reaguan në kohë. Në rast se roja e “Illyrian Guard” nuk do ishte lënë në mëshirë të fatit, tashmë do të ishte gjallë.

Famijarët akuzojnë kompaninë “Illyrian Guard” dhe ndihmën e shpejtë për mosreagim
Familjarët e viktimës shprehen se “Illyrian Guard” nuk ka dhënë deri më tani asnjë reagim zyrtar dhe nuk ka treguar përkujdesjen e duhur për të ndihmuar familjen në këtë situatë të vështirë.

Të afërmit kanë shprehur për JOQ shqetësimin se pas aksidentit, vetëm kolegët e punës u kujdesën për transportimin e tij në spital, ndërsa kompania dhe ndihma e shpejtë nuk kanë reaguar në kohë.

Për më tepër, ata theksojnë mungesën e një raporti policor mbi ngjarjen, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë dhe përgjegjësinë e kompanisë për të siguruar kushte të përshtatshme në vendin e punës.

Familjarët e viktimës kërkojnë një hetim të plotë dhe po ashtu kërkojnë që “Illyrian Guard” të mbajë përgjegjësi për rrethanat e këtij incidenti fatal.

“Pershendetje e nderuar Redaksi e JOQ Albania, kam nje shqetesim familjar, nje i aferm i imi, ka vdekur para gjysem ore pasi sot nga dreka ka rene ne kontakt me rrymen e energjise elektrike ne vendin e punes ku punonte roje me pronar Illyrian Guard te cilet tani as nuk lajmerohen me dhe nuk pergjigjen fare. I afermi im quhet Han Draxhoshi dhe pas ngjarjes u dergua ne Spitalin Nene Tereza tek djegiet, Plastika. Zoteria punonte roje tek Albcontrol, ILLYRIAN GUARD, te RADARI ne Rinas. Dhe simas informacioneve qe kam, vetem koleget e punes e kane derguar ne spital, jo ndihma e shpejte dhe nuk ka asnje raport te policise si dhe qfar ka ndodhur.”- denoncojnë familjarët.Njoftimi i policisë:
Policia njofton se ditën e sotme është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore 56-vjeçari Han Draxhoshi.

Në njoftimin e policisë thuhet se, 56-vjeçari dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin) dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni