Një shqiptar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Londër të Anglisë. Mësohet se viktima është 38-vjeçari Anton Caku.Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët, të cilët shprehin dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e papritur të djalit të tyre të dashur.
“Me hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta e djalit tone te dashur Anton Ndok Caku” – shkruan babai i tij në rrjetet sociale.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 38-vjeçarit shqiptar, teksa autoritetet lokale po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.
Comments
Post a Comment