Diplomohen 1320 studentë të " Luigj Gurakuqit", kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë vit.
Çdo gjë nisi me ekzekutimin e himnit akademik botëror në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, të “pushtuar” nga studentët.
1320 prej tyre kurorëzuan me sukses vitin akademik ‘23 – ‘24 e bashkë me të edhe përpjekjet e mundin e tyre në rrugën drejt dijes.
Rektori Tonin Gjuraj,bashkë me urimin për studentët, ka bindjen se ata do të dijnë ta lartësojnë edhe më shumë emrin e këtij universiteti.
I pranishëm në Ceremoninë e Diplomimit ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci.
“Nga sot nis një kapitull i ri i jetës tuaj”, u shpreh ai.
Që prej themelimit në vitin 1957, nga Universiteti i Shkodrës janë diplomuar 48 317 studentë.
Comments
Post a Comment