Detajet/ Pas biznesit Ardian Fierzës i vihet C4 në banesë
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen "Tre Heronjtë” në Shkodër.
Sipas policisë, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit më 29 gusht iu vendos eksploziv te agjencia funerale, shkak një borxh.
Si pasojë e shpërthimit, raportohet për vetëm dëme materiale. Polici po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
“Në lagjen "Tre Heronjtë", në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.
Më 29 gusht 2024, një sasi eksplozivi u vu tek dera e agjencisë funerale në pronësi të Flora Fierza, e cila sapo ishte hapur. Edhe atëherë shpërthimi nuk shkaktoi viktima por vetëm dëme materiale. Një person i maskuar afrohet dhe i vendos lëndën plasëse tek dera. Dy ditë më pas policia shpalli në kërkim një 35-vjeçar si autor i vendosjes së tritolitPolicia e Shkodrës informoi se shkak për vendosjen e tritolit ishte bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit B.P. I riu rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje.
Comments
Post a Comment